Nese nuk te kete merkato, mund te rishoh pozicionin tim ne krye te Vllaznise. Keshtu ka deklaruar pas ndeshjes se sotme trajneri i saj Ernest Gjoka. Ai gjithsesi eshte i mendimit se merkato do kete dhe nuk do te shkoje deri ne kete ekstrem. “Tashmë po mundohemi të rregullojmë ato defekte që ju i dini më mirë.

Po presim merkaton e janarit për të plotësuar mungesat që kemi në fushë. Nëse nuk do të kem mbështetje në janar, për të ndërhyrë në merkato, atëherë do të rishikoj pozitat e mia. Sidoqoftë, besoj se do të ketë mbështetje me afrime lojtarësh. Tashmë duhet të përgatitemi jashtëzakonisht shumë për të shtunën. Ndeshja me Kamzën është e një rëndësie të veçantë, që duhet fituar, sepse pozitat tona në klasifikim janë kritike. Ekipi po mundohet ta kalojë këtë pjesë të dobët dhe sot ishte një përgjigje në fushën e lojës.Tashmë duhet të fokusohemi menjëherë në ndeshjen e radhës në kampionat. Dëmtimet na kanë penalizuar shumë nga mbrojtja në sulm, por skuadra duhet t’i lërë pas këto rezultate negative dhe duhet të ringrihet, duke dalë nga ngërçi psikologjik. Ndaj tifozëve jemi borxhlinj, por kërkoj mbështetje prej tyre. Kjo, pasi, në fund të fundit, ekipi i Vllaznisë është ky aktuali dhe nuk bëjmë gjëra më të mëdha”.