HomeKRYESORE'Gjueti' në Brazil, Milani ka gati një talent për mbrojtjen

‘Gjueti’ në Brazil, Milani ka gati një talent për mbrojtjen

Milani duket se ka një objektiv të ri për mbrojtjen, madje edhe me kosto të vogël. Bëhet fjalë për mbrojtësin që aktivizohet me Flamengon, Leo Duarde.

leo duarta

23-vjeçari,  qe nga sezoni i kaluar, ka fituar një vend titullari me brazilianët, dhe gjithmonë ka qenë pjesë e palëvizshme e formacionit, duke u cilësuar si një nga talentet më premtues.

Duarte është 1.83 metra i gjatë, ndërsa ka kaluar nga ekipi B i Flamengos, në ekipin e parë që prej janarit të vitit 2016. Gjatë vitit 2019, ka qenë titullar në 14 takime për Flamengon, 7 në kampionat dhe 7 në Kupën Libertadores.

Për sa i përket shifrave, negociatat mes klubeve kanë nisur, dhe çmimi i kartonit shihet në rreth 11 milionë euro. Profili i këtij lojtari i përshtatet edhe atyre që po kërkon Xhampaolo, ndërsa “sytë” i kanë hedhur këto ditë edhe nga Fazio i Romës, apo Rugani e Demiral.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments