Gjyqtari anglez, Stuart Atuell, do të menaxhojë ndeshjen e kthimit mes skuadrës shqiptare të Tiranës dhe Beshiktashit në raundin e dytë kualifikues të “UEFA Conference League”.

Sipas informacioneve në faqen e UEFA-s, Constantine Hatzidakis dhe Neil Davies do të jenë asistentët e Atuell në ndeshjen që do të fillojë në orën 20:00 në “Elbasan Arena”.

Arbitri i katërt i ndeshjes do të jetë Xhon Bruks. Atuell është një nga gjyqtarët më kontroversë të Anglisë. Dje gjyqtari është parë te kodrat e Liqenit Artificial duke bërë stërvitjen e zakonshme.

Atuell ka gjykuar një numër të konsiderueshëm ndeshjesh në kampionatin anglez, përfshirë këtu Premier Ligën apo edhe ligat më të ulëta. Në Shqipëri, për të do të jetë hera e parë që vjen për të gjykuar një takim.