Pozicioni i trajnerit në futbollin shqiptar ka qenë historikisht një pozicion shumë i lëkundur. Presidentët apo drejtuesit e skuadrave nuk kanë shfaqur shpesh durim me krerër e pankinave.
Duke i shkarkuar një e nga një. Por kjo tendencë disi është zhdukur në sezonet e fundit, por prapëseprapë ka ndryshime në pankinat e skuadrave të Superligës.
Kështu Vllaznia që vijon ti besojë projektit me Brdariç, Dinamo që i ka dhënë po ashtu besimin trajnerit Shkëmbi pavarësisht luhatejve të shumta. Skënderbeu po mban fort Memellin, me të cilin siguroi edhe mbijetesën sezonin e shkuar. E ndërsa gjumin mund ta bëjnë të qetë edhe Shehu i Tiranës dhe Longo i Kukësit në këtë fundvit.
Pra gjysma e Superligës po mban ende trajnerët më cilët kanë nisur sezonin. Madje ka nga ato ekipe që trajnerët i kanë që në sezonin e shkuar. Por po të hedhim vështrimin nga 5-shja tjetër do shohim ndryshime në pankina. Kështu Edi Martini pasi u largua nga Teuta, bëri prapaktheu pasi ekipin e drejtoi për dy javë Renato Arapi.
Gjithashtu një në dukje i paprekshëm si Ilir Daja, u largua ditën e djeshme nga drejtimi i Partizanit. Vendin e tij për momentin po e mban Renato Kalari. Egnatia largoi Maganin për të sjellë në stol Ramadanin ndërsa largimi i Vuçikeviç nga Laçi për t’u zëvendësuar me Josen, rezultoi shumë pozitiv për kurbinasit.
Edhe Kastrioti nuk qëndroi pa ndërruar trajner në këtë fund viti. Dënimi me 12 ndeshje pezullim i Ndreut, detyroi drejtuesit krutanë të ndërprenin bashkëpunimin me të. Tashmë ekipi do drejtohet nga ish-kapiteni, Emiljano Çela.
Pra në një gjysmë sezoni kanë lëvizur gjysma e pankinave në kampionat. Duhet parë deri në fund të tij se cilët do jenë trajnerët që do rezistojnë më tepër.
Endri ÇINARI