Filip Gligorov apo Godrey Walusimbi? Kjo duket se eshte nje nga dilemat kryesore te trajnerit te Vllaznise Mirsad Jonuz per sfiden e rradhes, ate qe do te luajne diten e diele ne Elbasan ndaj Kukesit.
Krahu i majte i mbrojtjes ka qene nje shqetesim i vazhdueshem per stafin teknik te kuqebluve deri tani. Maqedonasi e nisi aty dhe u rikthye serish pas demtimit te luante ne sfiden ndaj Skenderbeut.
Por sakaq, prej nje jave ne stervitje me ekipin eshte edhe ugandezi Walusimbi. Ai luajti 90 minuta te plota ne ndeshjen e kupes ndaj Burrelit dhe beri nje paraqitje te mire. Dukej qarte qe fizikisht nuk çalonte.
Megjithate Jonuz ende nuk e ka vendosur plotesisht se ke do te aktivizoje ne krahun e majte te mbrojtjes. Me perparesi duket se do te kete Gligorov, por ai here pas here ndjen shqetesime ne kaviljen e tij dhe prandaj duhet pritur deri te shtunen nese do te jete per loje apo jo.
Walusimbi eshte ne pritje, por gjithsesi i gatshem te jape me te miren nese i kerkohet. E rendesishme tani eshte qe Vllaznia ka alternativa edhe per kete pozicion te fushes.
www.shkodrasport.com