Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREGoditja e bujshme në merkato, skuadra shqiptare transferon futbollistin e Arisit

Goditja e bujshme në merkato, skuadra shqiptare transferon futbollistin e Arisit

Skuadra shqiptare e Shkupit, që militon në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut, i ka surprizuar të gjithë në merkato, teksa ka siguruar shërbimet e futbollistit të Arisit të Selanikut, Ali Adem.

Sipas “Albsport.mk”, nga sot mesfushori 20-vjeçar, do të jetë përforcimi më i ri i ekipit bardheblu. Adem shkon në “Çair” si lojtar i huazuar për pjesën e mbetur të sezonit.

Pas vetëm 6 muajsh të kaluara në kampionatin grek, ish-futbollisti i Vardarit, rikthehet në Maqedoninë e Veriut.

Mesfushori nuk u aktivizua asnjë ndeshje me ekipin verdhezi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments