Bukajo Saka nuk e fsheh entuziazmin për pritjen e tifozëve në “Wembley” pas historisë së racizmit në finalen e Europianit kundër Italisë më 11 korrik. Për më tepër, sulmuesi i Arsenalit, dha asist dhe shënoi gol në ditën që festoi 20-vjetorin:

“Ishte dhurata perfekte për datëlindjen time. Jam shumë i lumtur që arritëm të fitojmë dhe unë munda ta festoj datëlindjen time me këtë.

Jam i lumtur me pritjen që të gjithë më dhanë. Kjo tregon sesa krenarë janë për mua dhe do të thotë shumë. Ishte ajo çka bëri diferencën për mua.

Edhe tani që po flas dëgjoj tifozët të thërrasin emrin tim. Kjo është ajo që kam ëndërruar, të luaj në ‘Wembley’ përballë familjes time dhe të shënoj në 20 vjetor”.