Ndër të paktët kampionate që po zhvilllohet rregullisht në këtë periudhë ku e gjithë bota e futbollit duket e ndaluar, është ai rus, me një lojtar shqiptar I cili po kalon një formë të shkëlqyer.
Odise Roshi vazhdon të jetë titullar dhe të shkëlqejë me Akhmat Groznin, duke treguar se ndoshta është në momentin më të mirë të karrierës së tij.
Mesfushori i përfaqësueses shqiptare ka shënuar në të tretën ndeshje radhazi që ka luajtur, këtë herë ndaj Dinamos së Moskës. Pas golave ndaj FK Rostov në kampionat dhe Zenit në Kupë, ka ardhur një tjetër gol në ligën ruse, falë një prej përshpejtimeve të tij të famshme.
Një kombinim i shkëlqyer dhe një sprint mes mbrojtësve kundërshtarë nxori Roshin para portës ku ai nuk gaboi duke tundur rrjetën sot për Akhmat që në minutën e 10 të sfidës. Ky ishte goli i 5-të për Roshin në këtë kampionat. /vipsport/