Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREGolat e shënuar, Vllaznia largon ‘tersin’

Golat e shënuar, Vllaznia largon ‘tersin’

Nga Endri ÇINARI

Me 3 golat e shënuar në fitoren e fundit në shifrat 3-2 kundër Flamurtarit, Vllaznia u rikthye të jetë një nga skuadrat që ka gjetur më shumë rrugën e rrjetës në favor deri në javën e 18-të të kampionatit. Ku tashmë në kuotën e 24 golave pas 18 raundeve, kuqeblutë janë skuadra e dytë që ka shënuar më shumë në Superiore.

Me vetëm Dinamon që qëndron para shkodranëve në këtë aspekt, ku kryeqytetasit kanë shënuar 27 herë deri më tani. Dhe blutë janë aktualisht skuadra me sulmin më të mirë në elitën e futbollit shqiptar.

Por, për t’u kthyer tek Vllaznia, golat kishin munguar disi në kampin shkodran në javët e fundit. Dhe ajo që konsiderohej si pikë e fortë e sezonit ishte shndërruar në një “makth”, i cili u “hoq” me duelin kundër Flamurtarit. Ku skuadra “dhuroi” për festat e fundvitit 3 gola për tifozët, por edhe objektivat sezonalë.

I rëndësishëm ishte edhe fakti se edhe sulmuesi kryesor dhe lideri i skuadrës, Bekim Balaj e mbylli vitin 2025 duke shënuar në vazhdimësi. Ku pas golit me Tiranën në derbi, 34-vjeçari shënoi në dopietë edhe në ndeshjen finale të vitit 2025.

Teksa numri “9-të” është edhe shënuesi më i mirë i kampionatit, me 10 rrjeta tashmë në llogarinë e tij personale. Duke qenë kështu pretendenti numër një për fitimin e “Këpucës së Artë” në fundin e sezonit, që do ishte e 3-ta rradhazi për ish-sulmuesin e kombëtares shqiptare.

I cili po ashtu duket se është edhe në “ndjekje” të thyerjes së rekordit personal përsa i përket shënimit të golave brenda një sezoni. Pasi edicionin e shkuar Balaj shënoi 17 herë gjatë javëve të rregullta e po ashtu 2 gola në “final 4”, duke e mbyllu edicionin me 19 rrjeta në total.

Ku në sezonin aktual gjysma e kësaj kuote golash është kaluar që në dhjetor dhe shanset janë të mëdha që shtatlarti t’a thyejë rekordin personal. E po ashtu një surprizë përsa i përket shënimit të golave këtë sezon tek Vllaznia ka qenë edhe Andrey Jago, me mbrojtësin e majtë që ka gjetur deri më tani këtë sezon plot 3 herë rrjetën.

Ku braziliani është golashënuesi i dytë më i mirë i Vllaznisë deri në javën e 18-të të Superiores. Madje me emra si Mala apo Kallaku që kanë shënuar vetëm 2 gola, duke u lënë pas nga ish-futbollisti i Makedonija GP, që është një futbollist shumë i rëndësishëm për mekanizmat që aplikon Martini në fushën e lojës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments