✍️ Shkruar nga Endri ÇINARI
Pas 11 javësh të edicionit 2025-26 të Superiores, golashënuesi më i mirë deri më tani në elitën e futbollit tonë është Bekim Balaj. Sulmuesi i Vllaznisë në kuotën e 7 golave në llogarinë e tij personale, lë pas emra si Diallo i Elbasanit, Tabeku i Tiranës dhe Karrica i Vorës, të gjithë me nga 4 gola të shënuar pas 11 raundeve. Me 34-vjeçarin që edhe këtë sezon duket se ka një “marsh” më shumë edhe këtë sezon në krahasim me kolegët e tij për fitimin e “Këpucës së Artë”.
Dhe tek Vllaznia patjetër shpresat më të mëdha për të gjetur golin “varen” nga këmbët e numrit “9”. Kështu ish-sulmuesi i kombëtares do tentojë të shënojë në çdo takim, e duke nisur nga ky i rradhës kundër Partizanit. Për ish-sulmuesin edhe të Tiranës në vendin tonë ka një objektiv “special” në duelin ndaj të kuqve, ku Balaj do tentojë të shënojë për të tretën ndeshje rradhazi në kampionat. Pas golave në barazimin 2-2 ndaj Egnatias dhe fitoren 1-0 ndaj Dinamos, shkodrani do synojë edhe rrjetën ndaj 17 herë kampionëve të vendit tonë.
Që nëse do vinte, do ishte hera e parë këtë sezon ku Balaj do shënonte në 3 ndeshje rradhazi. Pavarësisht se shtarlarti ka shënuar 3 gola rradhazi këtë edicion, ata kanë ardhur në dy takime. Konkretisht në duelet e fazës së parë, në humbjen 3-1 të Vllaznisë ndaj Dinamos dhe një dopietë në fitoren 4-1 të kuqebluve kundër Partizanit. Por, që më pas është ndalur në barazimin 1-1 ndaj Teutës, ku autor i golit për shkodranët ishte Esat Mala.
Kështu Balaj do kërkojë “tripletën”, jo vetëm për të rritur statistikat personale, por edhe ndihmuar Vllazninë në sukeset e rradhës dhe ruajtjen e kreut të renditjes së Superligës.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”







