Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREGoli i Fjoart Jonuzit vlerësohet si më i bukur në gjysmën e...

Goli i Fjoart Jonuzit vlerësohet si më i bukur në gjysmën e parë të kampionatit

Vllaznia gjate pjeses se pare te sezonit ka shenuar disa gola te bukur, por njeri prej tyre ka spikatur mbi te gjithe dhe jo me kot eshte vleresuar si me i bukuri.

Ka qene pikerisht ai i Fjoart Jonuzit shenuar ne ndeshjen e fazes se pare ndaj Dinamos ne “Loro Boriçi’. Ka qene minuta e 83-te kur rezultati ishte 4-3 per kuqeblute dhe pas nje goditje kendi, portieri i Dinamos e ka grushtuar topin.

Ai ka shkuar jashte zone, aty ku mesfushori i Vllaznise e ka goditur fluturimthi dhe topi ka perfunduar direkt ne rrjete. Nje gol shume i bukur dhe me shume vlere.

Per kete arsye, mbreme ne emisionin “Procesi Sportiv” nder 5 golat e veçuar si nder me te bukurit e gjysmes se pare te sezonit, ky i Jonuzit eshte vleresuar si me i bukuri dhe ne fakt e meriton te vleresohet si i tille per nga menyra e ekzekutimit.

Ne vend te dyte eshte klasifikuar goli i Vesel Limajt ne ndeshjen Teuta- Tirana, ne vend te trete goli i Demir Imerit ne ndeshjen Tirana- Egnatia, ne vend te katert goli i Telushit ne ndeshjen Egnatia- Kukesi dhe ne vend te peste goli i Rrapajt ne ndeshjen Partizani- Skenderbeu./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments