Goli i nje futbollisti lezhjan i ka dhene nje fitore shume te rendesishme pasditen e sotme Dinamos. Ajo ka mundur me rezultatin 1-0 Korabin në sfidën e fundit të javës së 21-të të Kategorisë së Parë.

Në pjesën e parë të dyja ekipet patën mundësi të mira për të kaluar në avantazh, por asnjëra prej ekipeve nuk arriti ta bënte. Ndërsa në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi pas Dinamo kaloi në avantazh në minutën e 75’ falë Redon Danajt.

Sulmuesi lezhjan eshte gjendur ne vendin e duhur dhe kohen e duhur, duke e çuar topin aty ku duhet dhe duke i dhene skuadres se tij nje fitore me shume vlere per ecurine e metejshme ne kampionat.

Me këtë fitore Dinamo ngjitet në vendin e 2-të me 40 pikë ndërsa Korabi mbetet në të 4-in me 32 pikë. Gara kesisoj pritet te jete e forte deri ne fund, por blute duken te vendosur per rikthimin ne Superlige.


DINAMO 1-0 KORABI

75′ Danaj