Pas atyre me Teuten, Turbinen e Apolonine, Vllaznia U21 ka marre sot te katerten fitore rradhazi. Kete here ajo ka triumfuar me rezultatin e ngushte 1-0 ndaj Laçit ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne Kamez.

Fatin e kesaj ndeshje e ka vendosur goli i shenuar nga mbrojtesi Gledjan Pusi ne minuten e 77-te. Ai ka mjaftuar qe kuqeblute te marrin nje tjeter trepikesh qe do t’i ndihmoje per ecurine e tyre te metejshme ne kampionat.

Vllaznia U21 ka luajtur me kete formacion ne sfiden e sotme: Patani, Peku, Shimaj, Pusi, Dulaj, Leka, Bizi, Muliu, U.Hoxha, Dede, Osmani. Ne pjesen e dyte nderkohe trajneri Sibson ka aktivizuar edhe Pishinxa, Bushaj, Aliu e Zyla.

Pas javes se 24-te te kampionatit, ekipi shkodran eshte ngjitur ne kuoten e 42 pikeve dhe mban vendin e katert te renditjes. Javen e ardhshme ai do te prese ne Shkoder ekipin e Turbines, para se te shkoje me pas ne Ballsh, per t’u ndeshur me Bylisin kryesues./SHKODRA-SPORT.COM/