Faruk Sejdini, analisti I futbollit, I ftuar në emisionin “Ora Sport” në Ora News, ka komentuar ndeshjen mes Turqisë dhe Shqipërisë(1-0), duke thënë se kjo humbje ishte për të ardhur keq, sepse kuqezinjtë nuk e meritonin me lojën e zhvilluar.

Mirëpo, më tej, tek goli I pësuar, Sejdini thekson se përveç gabimit të portierit, faj ka edhe rreshtimi I mborjtjes.

“Nuk jam vetëm unë por gjithë opinioni, ishte një ndeshje për të ardhur keq. Unë them që në këtë humbje kishte vetëm një gjë të mirë. I mëshuam shumë fort dhe duket se u suportuan mirë. Janë humbje që shpërbëjnë ekipin në mënyrën psikologjike, por tek kjo ndeshje, gjendja psikologjike nuk u trondit.

Është për të ardhur keq që vijnë këto rezultate. Futbolli matet me pikë dhe në të vërtetë kemi humbur. Ekipi humbi vigjilencën në minutën e fundit, pasi ai e goditi me kokë. E lëmë portierin që bëri gabimin, por ku ishte mbrojtësi tjetër. Ai e shoqëronte topin duke hyrë në portë dhe të gjithë lojtarët tanë po e shikonin”, tha Sejdini./newsport/