Sponsori i Vllaznisë Alban Xhaferi u shpreh për emisionin “Zona Gol” në “Supersport” ku foli për të ardhmen e trajnerit Tomas Brdariç, objektivat e klubit dhe golat më të bukur të Vllaznisë
“Golat më të bukur të Vllaznisë këtë sezon – Me thënë të drejtën, më ka shijuar më shumë goli ndaj Tiranës në fund në Shkodër. Përveç kampionatit, Kemi një rivalitet të vjetër me ta. Ai gol në minutën e 97-të ishte një emocion i papërshkrueshëm, besoj se do mbahet mend në histori.
Goli i Hoxhës në fund me Bylisin është qershia mbi tortë. Golat në minutat të fundit nuk kanë ardhur rastësisht, por sepse ekipi e ka filozofinë. Ndeshja luhet deri në fund. Është si shprehja, ‘Futbolli është një lojë e thjeshtë ku 22 vet ndjekin topin për 90 minuta dhe në fund fiton gjithmonë Gjermania’. Më e mrekullueshme është sikur ta fitojmë titullin.
Investimi më i mirë –Ardit Hoxhaj ka qenë surprizë. Jo sepse nuk i ka patur parametrat, por performanca e tij ka qenë surprizë. Ai doli përtej pritshmërive. Na erdhi një ofertë nga Turqia në janar, por e refuzuam.
Rinovimi me trajnerin Brdariç – Deri tani jam I kënaqur me puënn që kanë bërë Plori, Matko, Brdariç. Trajneri besoj se ka ardhur me një projekt të madh te Vllaznia.
Është e rëndëishme që të shkojmë te privatzimi, i cili do t’i sjellë një dimension të ri për të arritur majat e larta. Mendojmë të bëjmë një rinovim kontrate me trajnerin. Atij i pëlqen Shkodra dhe Shqipëria. Jam optimist që trajneri do të jetë pjesë e planeve të ardhshme.