Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREGoli vendimtar, talenti shqiptar kualifikon Italinë U-19 në gjysmëfinalen e Europianit

Goli vendimtar, talenti shqiptar kualifikon Italinë U-19 në gjysmëfinalen e Europianit

Talenti me origjinë shqiptare, Luis Hasa, ishte vendimtar për Italinë U-19, në Europianin që po zhvillohet në Maltë, për këtë grupmoshë.

Mesfushori 19-vjeçar shënoi golin e vetëm për italianët në barazimin 1-1 ndaj Polonisë, që në fund rezultoi shumë i rëndësishëm.

Falë këtij barazimi, Italia renditet e dyta në grup pas Portugalisë dhe kualifikohet në fazën gjysmëfinale, ku presin të mësojnë kundërshtarin, që do të vendoset pas ndeshjeve të ditës së nesërme në grupin 2.

Ky është goli i parë për Hasën në Europian, por që merr një rëndësi të veçantë. Shqiptari dha gjithashtu edhe asistin në golin e vetëm në ndeshjen e parë, ku Italia u mposht 5-1 nga Portugalia.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments