Pasditen e neserme ne oren 19.00 ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” do te luhet ndeshja e trete e Liges Ballkanike, ajo ne mes Vllaznise dhe Rahovecit. Ne prag te ketij takimi, ka dale para gazetareve trajneri i ekipit shkodran Nikolai Gospodinov. Ai ka vleresuar ekipin kundershtar, megjithate ka deklaruar se skuadra e tij do te beje me te miren per ta fituar kete takim.
“Mendoj se eshte nje ndeshje shume e veshtire. Kundershtari ka nje ekip shume te forte i cili ka luajtur 8 ndeshje deri tani ne kampionatin kosovar dhe i ka fituar te gjitha. Ka ne perberje te tij pese lojtare amerikane dhe nje kroat dhe po ashtu ka bere mire edhe ne Ligen Ballkanike.
Nderkohe Vllaznia vjen ne kete ndeshje me disa probleme. Keshtu, Babb Harrison ka shfaqur nje problem shendetesor dhe nuk eshte stervitur me ekipin dhe thuajse eshte i pamundur per te luajtur, po ashtu Colin Voos prej tre ditesh nuk ka bere stervitje dhe vetem mbreme i eshte bashkuar ekipit megjithate do te mundohet te jape me te miren e tij.
Edhe Hudson ka shfaqur nje problem dhe kesisoj, ne prag te kesaj ndeshje situata nuk eshte shume e mire, por besoj se lojtaret ne fushe do te luajne fort, per veten, tifozet, sponsoret dhe per qytetin ne menyre qe ta nderojne emrin qe perfaqesojne dhe te synojne fitoren ne kete takim”.
Nderkohe i pyetur se çfare i duhet kesaj skuadre qe ka ne perberje shtate lojtare te tjere por qe ende nuk eshte ne lartesine e prishme edhe ne kampionatin shqiptar, Gospodinov eshte shprehur:
“Kuptohet qe ajo per te cilen kemi me shume nevoje eshte koha ne dispozicion per te punuar. Nuk eshte kaq e thjeshte te ndertohet nje ekip. Nuk eshte nje makine te ciles i hedh karburant dhe ajo niset menjehere. Ketu kane ardhur shume lojtare dhe padiskutim qe secili don kohen e vet per t’u ambjentur. Por ju siguroj se ky ekip ka nje te ardhme te ndritur perpara”.
www.shkodrasport.com