Ndonese u kerkua si “perforcim”, Greta Lazri ka arritur ta beje siç duhet detyren e trajneres dhe ne fund, bashke me ekipin e saj eshte shpallur fituese e Kupes Carpy (Coca- Cola) e cila u organizua per disa dite me rradhe nga Zyra Rajonale e Federates Shqiptare e Futbollit ne bashkepunim me Drejtorine Arsimore Rajonale Shkoder, me pjesmarrjen e te gjitha shkollave 9 vjeçare te qytetit.
Greta ka drejtuar bashke me mesuesen Ankela Cara ekipin e vajzave te shkolles “Ali Laçej” dhe ai ka rezultuar me i mire. Ne ndeshjen finale te zhvilluar diten e sotme ne fushen “Reshit Rusi”, shkolla “Ali Laçej” ka fituar 3-0 ndaj shkolles “Ismail Qemali”.
Duke folur ne lidhje me kete aktivitet, Greta do te shprehej: “Tek shkolla “Ali Laçej une kam zhvilluar stazhin e mesuesise dhe mesuesja e kesaj shkolle Ankela Cara me ftoi qe ta ndihmoje per organizimin e ekipit ne kete kupe qe u zhvillua dhe ne te cilen u kurorezuam si ekipi kampion.
Ne fituam 3-0 ne finale ndaj shkolles “Ismail Qemalit” me golat e Klaudias, Glenises dhe Ailas dhe ne fund pati feste. Une jam e lumtur qe dhashe kontributin tim ne kete aktivitet dhe ne arritjen e ketij suksesi, por ajo qe me gezon eshte padyshim deshira gjithnje e me shume ne rritje e vajzave per t’u marre me futboll. Une u them atyre qe te vijojne ta ushtrojne kete sport sepse nese e bejne, vetem te mira kane prej tij”.
Greta Lazri eshte nje emer i njohur per futbollin e femrave ne vendin tone sepse ka qene per disa vite me rradhe pjese e Vllaznise me te cilen ka fituar edhe disa trofe. Sakaq tashme ajo ka nisur pune si trajnere duke drejtuar ekipin e moshave te shoqates “Shpresa” ndersa se fundi po kryen edhe kursin e trajnereve per t’u paisur me liçensen “Uefa B”. Trofeu i pare tashme ka mberritur per te, me siguri qe ne te ardhmen do te kete edhe te tjere.
www.shkodrasport.com