Ditën e dielë Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e tretë në Ligën e Kombeve përballë skuadrës së Izraelit. Ndërsa përpara mediave dhe gazetarëve në konferencë për shtyp ka folur dhe Eros Grezda i cili ka thënë:
Me Jordanine nga më të mirët në sulm ?
Pozicioni im është në krah. Nuk u ndjeva mirë për rezultatin. Trajneri e di më mirë nëse do të luaj me 3 apo 4, do të jap maksimumin gjithmonë.
Mund të ketë çoroditje në sulm, do të ishte më mirë të kishim një fizionomi loje?
Nuk varet vetëm nga trajneri, sepse kemi lojtarë të dëmtuar si Roshi e Sadiku. Ne duhet të përshtatemi me këto. Të ishin ata do të ishte e qartë kush do të luante.
Patët një dëmtim?
Po rashë keq, por do të jem gati, edhe pse kisha dhimbje. Mbrojtësi ishte pas meje dhe intesiteti i shtyrjes ishte shumë i lartë. Besoj se ishte penallti.
Ndeshja me Izraelin?
Ka kualitet dhe duhet të jemi të vëmendshëm. Do të kemi më shumë hapësira sesa kishim me Jordaninë. Jam optimist sepse kemi një grup të mirë. Do të rikthehen disa lojtarë që pushuan .
Kemi zhvilluar një nga ndeshjet më të mira me Turqinë, jemi larg asaj skaudre?
Mesa mbaj mend nuk do të jetë vetëm Roshi e Sadiku. Jemi në formë të mirë. Po të përsërisim atë ndeshje do të bëjmë mirë.
Eksperienca në Skoci?
Kam folur me Xherrardin para se të vija këtu dhe më tha do më thuash nëse je gati pastaj do të vendosim nëse jam gati për ta filluar që nga minuta e parë atje.
Ke pasur trajnerë të mëdhenj si Zherard dhe Panuçi …
Është mirë sepse jam rritur shumë si futbollist nga Panuçi por edhe nga Zherard edhe pse kam një muaj me të. Janë 2 tipa të ndryshëm nga njëri-tjetri.