Ndeshja mes Juventusit dhe Napolit duket se nuk do të harrohet shumë shpejt pasi protagonistët e sfidës, sidomos ata bardhezinj, nuk kanë të ndalur me reagimet e tyre. Angel Di Maria ishte një prej atyre që doli shumë i zhgënjyer pas sfidës, e me sa duket, edhe gruaja e tij.
Argjentinasi mendoi se i dha avantazhin Juventusit në minutën e 83-të të sfidës, para se gjyqtari të shihte VAR-in dhe të anulonte golin për një faull në fillimin e aksionit. Protestat nuk shërbyen për asgjë dhe në fund Napoli ishte ai që festoi pasi gjeti golin në shtesë me Raspadorin.
Megjithatë, sulmuesi argjentinas publikoi në rrjetet sociale pikërisht momentin e gjuajtjes, të shoqëruar me imazhin e një fytyre te inatosur. Mes komenteve të ndjekësve të Di Marias, spikat ai i gruas së tij, Horgelina Kardoso, e cila nuk ndezi edhe më shumë polemikat.
“12 kundër 11… gjithsesi ‘jo goli’ yt ishte shumë i bukur, të dua”, shkruante ajo, duke mbështetur teorinë e tifozëve bardhezinj se gjyqtari Fabri kishte mbajtur ndeshjen në favor të skuadrës së Napolit.