Kombëtarja shqiptare U-16 ka nisur grumbullimin në prag të turneut zhvillimor UEFA Development Tournament U-16, që do të zhvillohet në “Shtëpinë e Futbollit”. Trajneri Armand Dama ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë aktivitet, ku kuqezinjtë do të përballen me Japoninë, Suedinë dhe Austrinë.

Lista e lojtarëve të grumbulluar:
Portierë
Marsid Hoxha, Jurgen Nako
Mbrojtës
Drion Ibrahimi, Denis Nikolli, Rian Neza, Albion Muji, Jon Ajvazi, Aendi Cekrezi, Joart Mile
Mesfushorë
Mattia Avni Xhemali, Sebastian Sina, Angelos Como, Sean Sylaj, Tom Keqi
Sulmues
Lorent Lajqi, Klevis Basha, Haxhi Rrena, Fabio Hyseni, Lorent Zhara, Gentjan Sharka
Stafi teknik i drejtuar nga trajneri Armand Dama do ta shfrytëzojë këtë turne si një mundësi të rëndësishme për zhvillimin dhe testimin e lojtarëve të rinj në nivel ndërkombëtar.
Të tre ndeshjet do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, sipas këtij programi:
1 prill, ora 14:30, Shqipëri – Japoni
3 prill, ora 14:30, Shqipëri – Suedi
6 prill, ora 11:30, Shqipëri – Austri
Ajo që bie në sy është se në mes 20 futbollistëve të grumbulluar nuk ka asnjë futbollist të Akademisë Vllaznia. Kjo sepse ekipi U16 i saj që kryeson me meritë renditjen e kampionatit, ka një grup lojtarësh me shumë perpektivë. Vllaznia U16 ka mbrojtjen më të mirë të kampionatit me vetëm 15 gola të pësuar në 21 ndeshje dhe po ashtu ka në rradhët e saj edhe golashënuesin më të mirë të kampionatit, Daniel Markun me 18 gola të shënuar. Megjithatë këto tregues nuk kanë mjaftuar që trajneri Dama të përzgjedhë ndonjë pjestar të këtij ekipi në kombëtare për këtë turne.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”