Thursday, February 26, 2026
FAQJA E PARE SPORT I HUAJGrushta dhe shishe kokës në ndeshjen e Superligës, përfundojnë në spital dy...

Grushta dhe shishe kokës në ndeshjen e Superligës, përfundojnë në spital dy tifozë

Drenica dhe Gjilani zhvilluan sot një ndeshje të vlefshme për Superligën e Kosovës, ku vendasit arritën ta fitojnë me shifrat 1-0.

Por, një incident ka ndodur gjatë kësaj përballje çka ka shkaktuar edhe rrëmuja në shkallët e stadiumit.

Një goditje fluturimthi me shishe drejt kokës së Taulant Dajakut ka qenë pikënisja e sherrit ndërmjet tifozëve që ishin të vendosur në tribunën kryesore në “Bajram Aliu” të Skenderajt.

Tensioni në shkallët e stadiumit ka zgjatur disa minuta, teksa dy prej tifozëve kanë përfunduar me ambulancë drejt spotalit.

Policia e Kosovës ka ndërhyrë në kohë për të qetësuar situatën e cila dukej se kishte dalë jashtë kontrollit./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments