Dy dite me pare ne media u publikua nje lajm per nje sherr te madh ne gjysmefinalen e Kupes se Bullgarise ne futboll per femra ne mes ekipeve Baroço dhe Pirin.

Por ne fakt, as me pak dhe as me shume ka ndodhur edhe pasditen e sotme ne ndeshjen e javes se 20-te te kampionatit te femrave ne Shqiperi, ate ne mes ekipeve “Juban Danja/Murlani- Apolonia.

Ne pjesen e dyte, ka ndodhur nje sherr masiv ne mes futbollisteve te te dy skuadrave dhe si rrjedhoje arbitrja e takimit Eglantina Pjetrushaj ka nxjerre tre kartona te kuq, dy per futbollistet vendase, pikerisht per Avullijen e Tanushin dhe nje per ate te Apolonise Egzona Gashin.

Ne fakt nga sa mesohet, numri i kartonave te kuq duhej te kishte qene shume me i madh por arbitrja eshte rezervuar ne kete drejtim, sidomos ne ndeshkimin e futbollisteve fierake.

Behet e ditur se perpos sherrit ne mes vajzave te te dy ekipeve qe kane qene ne fushe, pjese e tij eshte bere edhe nje futbolliste tjeter e Apolonise, Liridona Gashi.

Ajo ne fakt ka qene e pezulluar nga Disiplina per sjellje te tilla dhe nuk duhej te ishte me ekipin ne kete ndeshje sepse denimi i saj vazhdon dhe ne momentin kur e motra, Egzona ka ndezur sherrin me futbollistet vendase, nga vendi prane dhomave te zhveshjes ku ka qene duke qendruar, ne kundershtim edhe me rregulloren.

Fatmiresisht mesohet se ka qene nderhyrja e policise por edhe e drejtuesve te “Juban Danja- Murlanit” qe ka eliminuar nje precipitim te situates se krijuar, por pavaresisht ketij fakti, sjellja e dy futbollisteve te Apolonise padyshim qe duhet marre ne shqyrtim dhe denuar./SHKODRA-SPORT.COM/