Futbollisti me origjine nga Shkodra Brajan Gruda ka mbyllur nje sezon shume te mire me ekipin e Mainz duke dhene kontributin e tij ne qendrimin ne Bundeslige edhe per sezonin e ardhshem.

Por nga ana tjeter, paraqitjet e mira te ketij futbollisti kane bere qe ai te jete ne qender te vemendjes te shume ekipeve dhe si rrjedhoje pritet qe vera te kete shume levizje per te.

Sipas “Sport Bild”, Borussia Dortmund, Bayer Leverkusen, RB Leipzig, Liverpool, Aston Villa dhe Newcastle kanë treguar të gjithë interes për talentin shqiptar të Mainz, Brajan Gruda (19). 4 gola dhe 3 asist sivjet në 28 ndeshje në Bundesliga, Gruda është pjesë e Gjermanisë U-21.

Një marrëveshje ka të ngjarë të arrihet me vlerën 20 milionë euro. Nje shifer e tille tregon me se miri se keto ekipe e vleresojne shume talentin e ketij futbollisti dhe prandaj jo me kot jane te gatshem ta paguajne ate./www.shkodrasport.com/