Vllaznia hyri në “Final Four” me sigurinë se do të merrte pjesë në kompeticionet europiane në këtë verë. Kuqeblutë nuk ia dolën që të siguronin ndeshjen finale për të tentuar atë më të rëndësishmin, Ligën e Kampioneve, ndaj do të duhet të kënaqen me Ligën e Konferecnës. Por tani atyre u mbetet të mësojnë në cilën vazo do të jenë në short.

Për momentin pozicionimi i tyre në vazo nuk është caktuar, pasi për shkak të disa ndeshjeve të në kampionate dhe Kupa në vende të ndryshme, nuk janë finalizuar pozicionet e të gjitha skuadrave pjesëmarrëse në turin e parë. Shkodranët janë në një pozicion ku mund të kalojnë në vazon e parë dhe kjo do ia bënte shumë më të thjeshtë rrugëtimin e tyre në Europë duke rritur shanset e kualifikimit.

Mënyra më e thjeshtë për ta, që të shkojnë në vazon e parë është që Partizani të fitojë titullin në Superiore, Nëse të kuqtë fitojnë, atëherë Egnatia shkon në vazon e dytë për shkak të koeficientit dhe në vazon e parë do të pozicionohej pikërisht ekipi shkodran që rrogozhinasit kaluan në gjysmëfinale.

Në të kundërt, Partizani me koeficient më të lartë do të shkonte në vazon e parë dhe Vllaznia do të ishte në dorën e rezultateve të ndeshjeve të kampionateve të tjera, duke pritur renditjen përfundimtare në Kosovë e Armeni, di dhe rezultatet e finaleve të Kupave në Malin e Zi dhe San Marino.