Nga Vllaznia pritej me shume, perpos mbeshtetjes se jashtezakonshme te tifozave kuqeblu por nuk ia dolen ne 100 minuta loje, ndersa Egnatia erdhi lezetshem, luajti dhe mori ate qe deshi. Ata e kane fitu kampionatin e tyre sidoqe te shkoje finalja e 26 majit perballe Partizanit.

Qyteti i Rrogozhines, ne dukje i vogel por me nje ekip model te ndertuar ne perpikmeri nga investimet serioze te presidentit Demrozi. Kjo i duhet nje ekipi per te patur sukses te garantuar ne fitimin e trofeve. Tek ata fitoi cinizmi i treguar edhe pse vinin ne kushte komode persa i perket rezultatit qe do merrte ndeshja ndersa tek shkodranet deshtoi mos finalizimi i rasteve para porte por deri diku dhe demtimet qe pesuan dy lojtaret kyç Krymi dhe Gruda.

Me shqeteson fakti qe Balaj humbi rastet e volitshme pa pik pergjegjesie per te shenuar golin qe mund ti jepte Vllaznise finalen. Si ish lojtar i kombetares ku dihet se ka eksperience mbi supe eshte e papranueshme. Ndoshta kjo ishte forca e vertete e Vllaznise edhe pse ishin te pergatitur me te gjitha forcat per te shkuar ne finale.

Barazimi i ka lene te gjithe te pezmatuar e te merzitur edhe pse kane kaluar 3 dite nga ndeshja. Eshte diçka qe nuk mund te kaloje lehte per ta sepse ne Shkoder pritet titulli prej shume vitesh ku te gjithe e enderrojne ate moment. Tashme, Vllaznia do marrë pjese ne Kupat e Europes por pjesemarrja në to nuk mund te mbuloje pengun e humbjes se mundesise per ta fituar titullin. Siç thone ne Shkoder: “Hajt se iku edhe ky vit, por viti tjeter çfare do sjelli”?