Ende pa mbaruar sezoni, kur ka mbetur edhe nje ndeshje e fundit per te ulur siparin e tij, tek Vllaznia ka nisur puna per sezonin e ri. Drejtuesit e klubit nuk kane humbur dhe kane nisur punen per te ndertuar skuadren me te cilen do te startojne fillimisht ne Kupat e Europes.

Dhe hapi i pare qe ato kane hedhur eshte rinovimi me nje prej titullareve te skuadres. Behet fjale per mbrojtesin serb Milos Stojanoviç. Klubi Vllaznia pak minuta me pare ka bere te ditur permes faqes zyrtare se me futbollistin ne fjale eshte arritur marreveshja per te luajtur edhe nje sezon tjeter me fanellen kuqeblu.

Ne kete menyre te Vllaznia kane nisur te levizin heret sepse kane nder mend te ndertojne nje skuader serish pretendente dhe per ta bere kete gje fillimisht duan te mbajne lojtaret qe kane spikatur ne sezonin e fundit.

Si rrjedhoje Stojanoviç ka firmosur tashme dhe pritet te shohim nese do te ndodhe e njejta gje edhe me mbrojtesin tjeter te qendres, kroatin Juriç apo jo. Çdo gje do te mesohet ne ditet ne vazhdim./www.shkodrasport.com/