Monday, July 13, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREE FUNDIT/ Konfirmohet lajmi i ‘Shkodra Sport’, Vllaznia firmos me sulmuesin nga...

E FUNDIT/ Konfirmohet lajmi i ‘Shkodra Sport’, Vllaznia firmos me sulmuesin nga Venezuela

Tre ditë më parë ishte Gazeta “Shkodra Sport” media e parë e cila bëri të ditur se drejtuesit e Vllaznisë ishin shumë pranë një tjetër goditje në merkato, pikërisht firmës me sulmuesin nga Venezuela Daniel Alejandro Pérez Córdova.

Ndërkohë para pak minutash ka ardhur edhe zyrtarizimi nga ana e vetë klubit shkodran i cili në faqen e tij shkruan se me sulmuesin në fjalë është firmosur një kontratë dyvjeçare. Ja postimi i Vlaznisë:

“DANIEL PEREZ ËSHTË KUQEBLU!

Eksperiencë europiane. Fuqi në sulm. Ambicie për gola.

Sulmuesi venezuelian Daniel Perez vjen në Shkodër pas eksperiencave me Club Brugge, Oostende, Lokeren dhe Nea Salamis, si dhe aktivizimeve me përfaqësueset e moshave të Venezuelës.

24-vjeçari ka firmosur kontratë 2 vjeçare me KF Vllaznia.

Mirë se vjen në Shkodër, Daniel! Tash… fol me gola!”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments