Friday, July 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEKSKLUZIVE/ Vllaznia pranë goditjes në sulm, një venezuelian në negociata me kuqeblutë

EKSKLUZIVE/ Vllaznia pranë goditjes në sulm, një venezuelian në negociata me kuqeblutë

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Vllaznia vijon lëvizjet në merkaton e verës dhe, sipas burimeve të “Shkodra Sport”, klubi shkodran është në negociata të avancuara për afrimin e sulmuesit venezuelian Daniel Alejandro Pérez Córdova.

24-vjeçari, me eksperiencë në futbollin belg dhe qipriot, shihet si një nga alternativat kryesore për repartin ofensiv të skuadrës së Edi Martinit. Bisedimet mes palëve janë në zhvillim dhe, nëse nuk do të ketë ndryshime të minutës së fundit, Pérez pritet të jetë një nga afrimet e radhës të Vllaznisë.

Burimet bëjnë me dije për “Shkodra Sport” se drejtuesit kuqeblu e kanë ndjekur prej disa kohësh profilin e sulmuesit, duke e vlerësuar si një futbollist me karakteristika që i përshtaten projektit të skuadrës.

Në rast se negociatat mbyllen me sukses, Pérez pritet t’i bashkohet ekipit në ditët e ardhshme për të kryer vizitat mjekësore dhe për t’u vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Edi Martini. Klubi nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar, ndërsa mbetet për t’u parë nëse marrëveshja do të finalizohet në ditët në vijim.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments