Friday, July 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETë hënën hidhet shorti për kampionatin e ri të ‘Abissnet Superiore’

Të hënën hidhet shorti për kampionatin e ri të ‘Abissnet Superiore’

Federata e Futbollit do të organizojë të hënën e 13 korrikut hedhjen e shortit për kalendarin e sezonit të ri të kampionatit “Abissnet Superiore” 2026-2027.

Departamenti i Komunikimit njofton se ceremonia e hedhjes së shortit për edicionin e 88-të të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet në “Shtëpinë e Futbollit”, duke nisur nga ora 11:00.

Eventi do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin zyrtar FSHF TV. Sezoni i ri i “Abissnet Superiore” është planifikuar të nisë më 22 gusht 2026 dhe do do të mbyllet më 9 maj 2027.

Në edicionin 2026-2027 do të garojnë këto 10 skuadra: KF Egnatia, AF Elbasani, KF Vllaznia, FC Dinamo City, FK Partizani, KF Tirana, FK Vora, KF Teuta, KF Laçi dhe KF Skënderbeu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments