Wednesday, July 1, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia e mbyll fazën përgatitore me një tjetër humbje

Vllaznia e mbyll fazën përgatitore me një tjetër humbje

Vllaznia e ka humbur edhe ndeshjen e fundit miqësore në prag të sfidave europiane. Kuqeblutë janë përballur pasditen e sotme në kryeqytetin kroat me ekipin Lomotiva Zagreb dhe kanë humbur ndaj tij me shifrat 1-2.

Në fakt kanë qenë ata të cilët kaluan të parët në avantazh me anë të mesfushorit Klinti Qato. Ky i fundit “shkundi” rrjetën me supergol në minutën e 12-të, me një gjuajtje nga jashtë zone por ky gol nuk mjaftoi. Kroatët reaguan mjaft mirë duke shënuar dy gola e duke përmbysur shifrat.

Kjo ishte humbja e katërt për shkodranët në 5 miqësoret e zhvilluara. Sinjale aspak pozitive për Vllazninë, e cila javën e ardhshme do të luajë fazën e parë të UEFA Conference League ndaj Malishevës.

Rezultatet e ndeshjeve miqësore të Vllaznisë:

Olimpia Ljubjana (Slloveni)- Vllaznia 0-4

NK Rudes (Kroaci)- Vllaznia 3-6

FC Koper (Slloveni)- Vllaznia 4-2

Arges Pitesti (Rumani)- Vllaznia 5-2

Lokomotiva Zagreb (Kroaci)- Vllaznia 2-1

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments