Friday, July 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia fitore me karakter, optimizmi rikthehet pas suksesit ndaj Malishevës

Vllaznia fitore me karakter, optimizmi rikthehet pas suksesit ndaj Malishevës

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Fitorja 2-1 ndaj Malishevës në ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të UEFA Conference League ka rikthyer besimin në kampin shkodran. Pavarësisht mungesave të shumta dhe faktit që stoli ishte i përbërë kryesisht nga futbollistë të akademisë, Vllaznia arriti të reagojë në mënyrën më të mirë, duke përmbysur rezultatin me dy gola spektakolarë.

Përpara sfidës kishte jo pak dyshime për atë që skuadra mund të jepte në fushë, sidomos duke parë problemet me organikën. Megjithatë, futbollistët e Edi Martinit treguan karakter dhe morën një fitore me shumë vlera, e cila i jep avantazh për ndeshjen e kthimit.

Nga ana tjetër, edhe Malisheva nuk u shfaq si një kundërshtar i një niveli të lartë, çka e bën edhe më të arritshëm objektivin e Vllaznisë për të siguruar kualifikimin.

Gjithsesi, skuadra shkodrane duhet të ruajë të njëjtin përqendrim edhe në takimin e kthimit, ku synimi mbetet i qartë: kalimi në turin e dytë të Conference League.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments