Ndeshja e djeshme mes Bylisit dhe Laçit e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit u karakterizua nga akte të shëmtuara, grushta dhe gjak në fushë.
Përleshja masive mes futbollistëve dhe stafeve të dy skuadrave ka marrë dhenë, duke u bërë lajm edhe në mediet ndërkombëtare.
Një ndër to është edhe “el.gr”, portal grek që i ka bërë jehonë asaj çka ndodhi në Ballsh. Ndeshja e Superligës riktheu edhe njëherë pamjet e dhunës në futbollin tonë, ndërsa media në fjalë thekson:
“Pas një bërryli dhe shpulle të nigerianit Nwabueze ndaj Carkanjit, lojtarët dhe stafet u përleshën mes tyre deri në gjakosje. Ndeshja u ndërpre për disa minuta duke mos munguar kartonat e kuq”.