Pep Guardiola është shpesh herë shumë i “hidhur” me rivalët e tij dhe jo vetëm në fushën e blertë me rezultate, por edhe në konferenca.
Në prag të ndeshjes së Champions League me Bayern Munich, trajneri i Manchester City-t është pyetur për bërrylin që iu dha Robertson-it në ndeshjen Liverpool-Arsenal.
Guardiola e injoroi këtë përballje dhe u shpreh:
“E kam dëgjuar si rast, por nuk e kam parë, po shikoja ndeshjen e Bayern-it dhe golfin”.