Saturday, January 17, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREGuardiola pranon humbjen në derbin me Manchester United: Fitoi skuadra më e...

Guardiola pranon humbjen në derbin me Manchester United: Fitoi skuadra më e mirë

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka pranuar hapur se Manchester United ishte skuadra më e mirë në derbin e qytetit, ku “Djajtë e Kuq” fituan 2-0.

Në prononcimin për Sky Sports, Guardiola deklaroi: “Skuadra më e mirë fitoi. Ata ishin më të mirë. Kur një ekip është më i mirë, duhet ta pranosh. Ata kishin energjinë që ne nuk e kishim, kështu që urime për ta”.

Ai shtoi se gabimet dhe mungesa e energjisë ishin vendimtare: “Ata e nisën shumë fort, ne humbëm një ose dy topa. Nuk e kontrolluam lojën dhe nuk arritëm të rrezikonim apo të krijonim aksione të rrezikshme. Fitorja apo humbja varet nga ajo që bëjmë me topin.”

Pas kësaj humbjeje, Manchester City mbetet gjashtë pikë prapa liderit Arsenal në garën për titullin e Premier League, ndërsa londinezët kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments