Federata Angleze e Futbollit ka një ide të çmendur, t’i afrohet Pep Guardiolës dhe t’i dorëzojë stolin e kombëtares së Anglisë.
Trajneri spanjoll ka kontratë për shtatë vite në Kanal dhe në stolin e Manchester Cityt deri më 30 qershor 2025, por, sipas Daily Mail, nuk përjashtohet që ai të dëshirojë të nisë një aventurë të re.
Në fakt, drejtuesit e federatës angleze të futbollit kanë idenë e ndryshimit të përzgjedhësit aktual Gareth Southgate pas Kampionatit Evropian 2024 dhe pista më sugjestive të çon te Guardiola, fituesi i ri i trefishtë me Qytetarët.
E vetmja gjë që mund ta mbajë Southgate fort në vend sigurisht që do të ishte një fitore në turneun më të mirë kontinental për ekipet kombëtare.