Kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta, u shpreh se Vllaznia duhet ta sigurojë Europën nga kampioanti dhe nuk duhet ta lërë për Kupën.

Gurishta në emisionin “Skaner” në MCN TV, zbuloi se pas kualifikimit të finale, ka marrë edhe një mesazh nga ish-trajneri Thomas Bradaric.

Duhet të sigurojmë Europën nëpërmjet kampionatit dhe të shkojmë në finale të qetë. Nuk duhet ta lëmë mundësinë për ndeshjen e fundit. Vllaznia pas këtij kualifikimi ka mundësinë për vendin e tretë në renditje.

Në rast se do të dështonim sot, gjithçka do të bëhej më e vështirë. Do të kishim shumë shanse edhe në kampionat, pasi ekipi do ë kishte të vështirë pas disfatave. Vllaznia i ka të gjitha mundësitë tani për të kapur Europën nga kampionati.

Pas ndeshjes, trajneri Brdaric më kishte shkruar. Para ndeshjes më pyeti nëse do luaja. Pas ndeshjes më kishte shkruar: ‘Ti je i çmendur, edhe me një këmbë jep gjithmonë 100%’.