Argjentina është preferenca dhe favoritja më e madhe e kapitenit të Vllaznisë, Erdenis Gurishta, për fitimin e kampionatit botëror. Kapiteni i ekipit kuqeblu sheh Argjentinën si favorite dhe si fituesen më të mundshme të turneut që po luhet në Katar.

Gurishta u shpreh se në rast se e fiton Argjentina këtë Botëror, atëherë padiskutim që futbollisti më i mirë do të jetë kapiteni i saj Lionel Messi, ndërsa në rast se Botërori do të fitohet nga Franca, atëherë lojtari më i mirë do të shpallet sulmuesi francez i PSG, Kylian Mbappe.

“Unë mendoj se Botërorin do ta fitojë Argjentina. Domethënë, do kisha pasur shumë dëshirë që Argjentina ta marrë këtë Botëror. Ndërkohë, futbollisti më i mirë mendoj se do jetë në varësi se kush do ta fitojë, por mendoj se në rast se e fiton Argjentina, padiskutim që do të jetë kapiteni Lionel Messi, sepse ai po e merr ekipin për dore.

Ndërkohë, në rast se e fiton Franca, besoj se futbollisti më i mirë do të jetë Kylian Mbappe”,-tha kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta.
Maringlen ZHIVANI