...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREGurishta: Laçi nuk është vetëm Guindo. E duam sërish Kupën

Gurishta: Laçi nuk është vetëm Guindo. E duam sërish Kupën

Kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta ka folur në konferencën për shtyp përpara finales së Kupës së Shqipërisë që skuadra e tij do të diskutojë përball Laçit në “Air Albania”.

Gurishta ka theksuar rëndësinë e takimit ku i ka bërë thirrje skuadrës të tregojë vëmendje gjatë gjithë takimit për të arritur suksesin final dhe për të sjellë Kupën përsëri në Shkodër.

Përsëritja e suksesit në kupë?

Është e vërtetë që stadiumi “Air Albania” ka qenë fatsjellës për ne, por finalja e vitit të kaluar ishte një ndeshje tjetër dhe kjo një tjetër. Vitin e kaluar e kishim siguruar Europën nga kampionati normalisht ishim më të qetë, tani është një situatë tjetër. Fitimi i kësaj finale na mundëson hyrjen në Europë ose dështimin që është mbetja jashtë.

A është skuadra gati?

Patjetër, skuadra është e përgatitur është gati, pavarësisht si shkuan gjërat që ekipi mbeti jashtë Europës, skuadra është gati për të dhënë maksimumin në ndeshjen e nesërme dhe me ndihmën e zotit shpresoj që kupa të shkojë përsëri në Shkodër për vitin e dytë rresht.

Mund të përsëritet suksesi ndaj Laçit si në kampionat?

Ajo e kampionatit ishte një ndeshje shume e mirë e jona sepse ti shënon 5 gola Laçit dhe në fushën e tyre nuk është e thjeshtë. Ishte një ditë e mirë e jona, por finalja është finale shanset janë 50-50, duhet të jemi të përqendruar, episodet mund ta vendosin fatin e takimit.

Mbrojtja?

Nuk është se do të marrim masa speciale për të ndaluar Guindon, Laçi nuk varet vetëm tek ai. Guindos i uroj suksese sepse ka fituar trofeun e golashënuesit, ne jemi të fokusuar sepse përball kemi Laçin dhe jo vetëm Guindon.

Lamtumira e Krymit…

Më vjen mirë për Arditin është një djalë fantastik një lojtar i mrekullueshëm. Më vjen mirë që ka siguruar një kontratë jashtë Shqipërisë, por vëmendja jonë është te ndeshja e nesërme, shpresoj ta fitojë Kupën dhe ai të largohet si kampion i Shqipërisë.

Presidenti?

Që nga fillimi presidenti ka qenë pranë skuadrës, por për arsye të ndryshme nuk jemi në Europë, kemi mundësi ta korrigjojmë nesër gabim e kampionatit dhe të sigurojmë Europën që do të ishte një plus i madh për presidentin, skuadrën dhe qytetin.

Mesazhi për tifozët?

Besoj se ata nuk kane nevojë për asnjë mesazh sepse ata e kane treguar që në ndeshje të rëndësishme kanë qenë në mbështetje të skuadrës dhe mesazhin e kanë dhënë ata. Shpresoj që nesër të jetë një tifozeri e flaktë dhe të kemi mundësi të festojmë së bashku me ta.

Do të jetë një natë festë nesër në Shkodër?

Nuk e di si do të jetë pas takimit, vëmendja jonë do të jetë të marrim Kupën dhe më pas të mendojmë për të festuar.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.