Festë e dyfishtë për Erdenis Gurishtën. Kapiteni i Vllaznisë, ka sot ditëlindjen, teksa shokët e skuadrës i bënë dhuratë një fitore tepër të rëndësishme ndaj Skënderbeut.
Në prononcimin pas ndeshjes, futbollisti shkodran foli shkurtimisht, duke deklaruar:
Po kalojmë një formë të mirë, na është rikthyer besimi. Jemi në rrugën e duhur për objektivat tona. Iu thashë çunave, që do të ishte ndeshja më e fortë se me Tiranën.
Para ndeshjes iu kërkova çunave një dhuratë, që ishte fitorja. Çunat ma realizuan këtë dëshirë, jam shumë i lumtur. Do të festojmë në darkë”, u shpreh Gurishta.