Diferenca vazhdon te jete 6 pike edhe pas javes se 19=te te kampionatit e per rrjedhoje Vllaznia ne njefare menyre duket e qete ne rrugetimin e saj drejt arritjes se objektivit.

Vemendja eshte perqendruar tashme tek sfida e rradhes, ajo qe do te luaje te dielen ne Korçe ndaj Skenderbeut ku padyshim qe do te synohet fitorja.

Ndonese luhet me nje nga skuadrat e vendeve te fundit, per kapitenin Erdenis Gurishta kemi te bejme me nje ndeshje shume te veshtire, madje me te veshtire se ajo e javes se ardhshme me Tiranen. Kete gje ai e ka shprehur edhe ne nje prononcim te bere per mediat.

Të dielën luani ndaj Skënderbeut në Korçë. Fakti që kundërshtarit i duhen patjetër pikë, e bën edhe më të vështirë këtë ndeshje për ju?

Po, është shumë ndeshje e vështirë kundër Skënderbeut. Madje, mund të them se është edhe më e vështirë se ajo që do të luajmë në javën tjetër ndaj Tiranës.

Këtë herë do të keni disa mungesa…

Mungesat nuk janë problem te Vllaznia. Këtë javë e tregoi edhe Dajan Shehi, i cili u fut dhe na dha tri pikë tejet të rëndësishme. Objektivi jonë është i qartë, që në çdo ndeshje futemi për fitore.