Ndeshja e djeshme ne mes Laçit dhe Vllaznise ka krijuar shume polemika ne opinionin sportiv. Ne kampin kuqeblu vijojne pakenaqesite ne lidhje me arbitrimin e Hamiti dhe kolegeve te tij.

Nderkohe, kapiteni i Vllaznise Erdenis Gurishta permes nje postimi ne rrjete sociale ka shprehur irritimin per arbitrimin.

“Padrejtesite na bejne me te forte. 17 finale na presin”- shkruan ai. Diferenca me kreun ka shkuar ne 13 pike tashme me Tiranen dhe gara per titullin kampion duket shume e veshtire tashme.

Megjithate kane mbetur edhe 17 jave deri ne fund dhe tek skuadra shkodrane ka besim se do te bejne nje gjysem te dyte te mire te ketij sezoni./SHKODRA-SPORT.COM/