Vllaznia është në garën për titullin kampion. Ekipi i Brdariç është e katërta me 60 pikë, 2 më pak se Partizani kryesues. E premta rezervon përballjen mes të kuqve dhe shkodranëve, takim ky që do të thotë shumë në garën për triumfin final.

Në MCN TV në Skaner pati një lidhje Erdenis Gurishta, lojtari i Vllaznisë, i cili flet për ecurinë e ekipit, ndeshjen me skuadrën e Dajës por edhe tema të tjera.

“Kjo situatë me kampionatin është e çuditshme. Kjo javë është e rëndësishme, pasi me fitoren tonë dhe të Laçit mund të shpallemi kampion.Ne jemi brenda objektivave.Partizani dhe Vllaznia bëjnë futbollin më të bukur në Shqipëri. Mendoj se njëra nga këto dy ekipe meritojnë titullin.

Ndeshjet e fundit kemi luajtur me 4-3-3. Mendoj se kemi shumë lojtarë që mund të luajnë në krahun e majtë. Kemi humbur ndeshje duke bërë futboll të hapur. Kemi humbur me Ballshin, teksa po fitonim.

Duhet ta kishim adminisitruar më mirë shkëputjen ndaj ekipeve të tjera. Edhe pse ishim kaq shumë para me pikë, kemi bërë sërish një futboll të hapur. Duhet të ishim treguar më cinik. Unë mendoj se Partizani dhe Vllaznia e bëjnë futbollin më të bukur, po e theksoj edhe një herë” – tha ai./newsport/