Dinamo ka fituar përballë Skënderbeut në sfidën e vlefshme për javën e 5-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi 2-1 në favor të “bluve”. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic.
“Sot jam shumë i mërzitur. Në pjesën e parë Dinamo ishte më mirë, por në të dytën ne dominuam lojën. Gjithçka e vendosi një gabim në fund, çfarë mund të them? Goli i parë ishte një moment 2 kundër 1, Zabërgja me Meksin. Rashica ishte me vonesë aty ku duhej të ishte.
Goli i dytë erdhi nga një moment, nga një gabim i Ramos. Pastaj humbi topin, ata reaguan më shpejt nga anësorja dhe nuk ishim vendosur mirë dhe se mendonim që do humbnim topin në atë zonë. Ishte e vështirë në atë zonë. Megjithatë do vazhdojmë punën tonë”, tha Ivan Gvozdenovic.