Sunday, February 15, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREGvozdenoviç: Jam shumë krenar për skuadrën, ishim më mirë se Vllaznia! Objektiv...

Gvozdenoviç: Jam shumë krenar për skuadrën, ishim më mirë se Vllaznia! Objektiv kemi… Europën

Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç, foli pas humbjes 2 me 1 ndaj Vllaznisë në transfertë. Në prononcimin e dhënë për “Rubrikën Sportive”, tekniku serb ndër të tjera deklaroi:

“Jam shumë krenar për skuadrën, luajti shumë mirë, jam mërzitur vetëm më rezultatin. Ne ishim më mirë se Vllaznia, jam shumë krenar për çunat. Me lojë, me rastet për gol, me mentalitetin jam shumë i kënaqur. Nëse vazhdojmë kështu, gjithçka do të shkojë në rregull.

Bëra ndërrime kokë më kokë në sulm. Ishin edhe për arsye lodhje, për kartonë, por edhe për ta fituar ndeshjen.

Çdo klub ka objektiva, ne jemi Elbasani, jemi klub i madh, objektivi ishte të bëjmë maksimumin dhe të kapin Europën. Deri tani jemi në rregull, por kemi edhe 12 ndeshje dhe kemi shumë punë përpara.

Vllaznia shënoi 2 gola me fat. Në pjesën e parë kishim 3 raste për gol. Dialo nuk ishte në 100%, mund të sulmonim më shumë në qoftë se ai do të ishte në 100 % e tij.

Ndeshjen e radhës, kemi kohë për ta përgatitur mirë, do luftojmë në fushë si gjithmonë”, u shpreh Ivan Gvozdenoviç.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments