Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREHaaland-Kane-Mbappe, çfarë gare për 'Këpucën e Artë' Europiane!

Haaland-Kane-Mbappe, çfarë gare për ‘Këpucën e Artë’ Europiane!

Në gjysmën e parë të sezonit 2025/26, një garë e fortë po zhvillohet për Këpucën e Artë Europiane, çmim për golashënuesin më të mirë në ligat kryesore të Europës. Erling Haaland i Manchester City-t dhe Harry Kane i Bayern-it janë të barabartë me nga 19 gola secili, duke udhëhequr renditjen e golashënuesve në pesë ligat më të mëdha europiane.

Pas tyre, Kylian Mbappe i Real Madrid renditet i treti me 18 gola, duke mbajtur hapin me favoritët kryesorë. Emra të tjerë të spikatur në listë përfshijnë Ferran Torres të Barcelonës dhe Mason Greenëood të Marseille, të cilët kanë shënuar nga 11 gola secili.

Lista e 15 golashënuesve më të mirë përfshin gjithashtu ish-lojtarë të njohur, por disa emra të rëndësishëm si Viktor Gyokeres, Ousmane Dembele dhe Alexander Isak mungojnë këtë herë.

Me këtë performancë, Haaland dhe Kane duken favoritët kryesorë për të fituar Këpucën e Artë Europiane, një çmim që sezonin e kaluar i ishte dhënë Mbappe-së pas një viti dominues në Europë. Garës së golave nuk i mungon emocioni, ndërsa çdo ndeshje fazës së dytë të sezonit do të jetë vendimtare për ta përcaktuar fituesin përfundimtar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments