Ndodh edhe kështu, Erzeni, klubi që këtë sezon do të militojë në elitën e futbollit shqiptar, kërkon mbështetje financiare nga tifozë.
Nëpërmjet një njoftimi në faqen në “Facebook”, bëhet me dije se drejtuesit shijakas, kanë hapur një llogari në “Go Fund Me”, që tifozët të cilët jetojnë jashtë shtetit dhe jo vetë, të kenë mundësi që të derdhin para për ta ndihmuar skuadrën në aspektin finanaciar.
NJOFTIMI ZYRTAR:
Përshëndetje të nderuar tifozë të ekipit tonë të zemrës KF Erzeni.
Për shkak kërkesave të shumta të qytetarëve shijakas qe jetojnë jashtë shtetit , për të ndihmuar ekipin nga ana financiare ne kemi hapur GoFund Me, tek ky link që shihni më poshtë , kush deshiron mund te kontribojë në financat e klubit.
Të bashkuar jemi më të fortë FORCA ERZENI