Vllaznia sot ka prezantuar dy blerje, serben Milica Daboviç dhe Eliverta Bujari. Gjatë prezantimit të tyre, ata kanë premtuar të bëjnë më të mirën që ekipi shkodran të arrijë objektivin që ka këtë sezon.
Por ajo që bëri përshtypje ishte një deklaratë e basketbollistes serbe Daboviç e cila u shpreh e kënaqur që erdhi për të luajtur në “qytetin e njerëzve të babait të tij”. Që do të thotë se i ati mund të jetë me origjinë nga Shkodra. E ka thënë vetë ajo në fjalën e saj kurdeklaroi.
“Besoj se kam bërë zgjedhjen e duhur, pikërisht nisur nga profesor Bledari që edhe më ftoi për të qenë pjesë e ekipit. vitin e kaluar kam qenë pjesë e Flamurtarit dhe kemi luajtur kundër Vllaznisë dhe ajo na mundi në këtë ndeshje timen të parë.
Në fakt jam çuditur sesi profesori me ato vajza aq të vogla u kishte injektuar atë energji me të cilën neve që ishim më të mëdhaja na mundën.
Prandaj sapo doli mundësia për t’iu bashkuar Vllaznisë, nuk u hezitova. Për më tepër që në Shkodër kam edhe njerëzit e mi nga babai dhe kjo ishte një tjetër arsye që doja të vija këtu.
Mund t’i jap ekipit nga eksperienca ime si ish- kampione Europe dhe po ashtu të ndihmoj edhe vajzat e reja. Gjithashtu shpresoj që pallati i sportit të jetë i mbushur për ndeshjen më të rëndësishme që ju keni ditën e shtunë ndaj Studentit dhe uroj që gjërat të shkojnë mirë”- ka thënë Daboviç.
Ajo është 37 vjeçe dhe me një eksperiencë të jashtëzakonshme. Sezonin e kaluar ka luajtur me Flamurtarin e Vlorës ndërkohë që më përpara ka luajtur me një sërë skuadrash në Malin e Zi, Serbi, Rusi, Lituani, Turqi, Greqi, Armeni, Poloni dhe Francë.
Pa harruar kontributin e saj në kombëtaren e Serbisë deri më 2016, ndërsa u fitua titulli Kampion Evrope në Budapest ne vitin 2015, si dhe u kualifikuan për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016” ku Serbia mori medaljet e bronzta.
www.shkodrasport.com