Shqipëria mori një fitore të artë 1-0 ndaj Hungarisë në “Elbasan Arena”. Kombëtarja shqiptare bëri një ndeshje perfekte duke dominuar kundërshtarin, por edhe duke shënuar gol me Brojën. Sulmuesi u aktivizua në pjesën e dytë dhe në minutën e 87-të një predh e tij përfundoi në rrjetë dhe i dha fitoren Shqipërisë. Në fund të ndeshjes për “Supersport”, foli edhe trajneri i Kombëtares, Edy Reja I cili u shpreh:

Më në fund ndeshje e mirë dhe fitore? “Më vjen keq që kemi humbur 4-1 nga Polonia pasi kur e dëgjon mendon se është një humbje e thellë, por kemi luajtur. Sot kemi bërë një ndeshje shumë të mirë dhe kemi shënuar vonë.

Hungaria ka një skuadër të mirë dhe luanin me topa të gjatë dhe na vunë në vështirësi. Nuk është pak të mundësh një skuadër që ka bërë mirë në Europian. Gjithçka ishte e merituar për ne dhe lojtarët ishin shumë mirë në mbrojtje, ndërsa në sulm duhet të jemi të kujdesshëm pasi kemi humbur disa raste”.

Broja mund të konsiderohet titullar? “Ka shënuar edhe Cikalleshi në ndeshjet e kaluar. Nëse Broja arrin në nivelin maksimal me klubin do të luajë. Nëse do të luajë titullar me klubin do ta mbajë në konsiderat. Është superlojtar, por duhet të piqet akoma. Këtu nuk është si në klub dhe çdo top duhet të menaxhosh shumë mirë dhe jo ta shpërdorosh.

Ishte një ndeshje e rëndësishme për ne pasi nëse nuk fitonim do të ishim jashtë. E treguam që jemi këtu dhe kjo fitore na rikthen në objektivat tona. Nuk jam I kënaqur me mënyrën pas golit të shënuar pasi duhet të administronin mirë ndeshjen”.

Çfarë keni folur me Brojën? “Folëm vetëm për aspektin taktik dhe rolin në fushë. Ka bërë mirë si në sulm, por edhe në mbrojtje kur ishte e nevojshme. Edhe trajneri që ka në klub nuk e fuste pasi duhet të bëjë akoma më mirë në momentin kur nuk ka topin dhe nëse arrin ta bëjë këtë gjë do të bëhet një lojtar I kompletuar”.

Broja para 3 ditësh në tribunë, nëse sot iu zgjidh? “Nuk është është paradoks pasi ne kemi 22 lojtarë dhe unë mund të bëj zgjedhjet e mija, nëse e pranojnë mirë nëse jo nuk kam çfarë bëj”.

Objektivi? “Kemi shanse, kemi një ndeshje me San Marinon që duhet ta luajmë në mënyrën e duhur. Presim Poloninë në shtëpi dhe duhet të fitojmë pas asaj humbjes. Shpresojmë të marrin 3 pikë ndaj San Marinos e më pas të mendojmë për ndeshjet e tjera. Nuk mund të gabojmë asgjë pasi çdo ndeshje për ne është shumë e rëndësishme dhe do të luajmë deri në fund shanset tona”.