Deklaratat e Hakan Sukur mbi shanset e Kosovës dhe Turqisë për një kualifikim të mundshëm në Kupën e Botës 2026, kanë shkaktuar “tërmet” reagimesh në popullin turk të cilët nuk bien dakord me këto vlerësime të bëra prej tij.
Sukur, i cili përshkruhet ndryshe dhe si golashënuesi më i mirë i kësaj kombëtareje, u shpreh një ditë më parë se Turqia do ta ketë një përballje të vështirë, pasi një ndeshje si kjo nuk ka të krahasuar me sfidat që kombëtarja turke ka luajtur gjatë kësaj faze kualifikuese të Botërorit.
Pasi doli hapur se Kosova është atdheu i babait të tij dhe se arritjet e skuadrës së Franco Fodës nuk mund të injorohen, tifozët në Turqi kanë shpërthyer me komente duke. Madje disa prej tyre, kanë kërkuar që këto mendime mos të merren në konsideratë, ndërsa disa komentues nga Kosova kanë kërkuar heqjen e postimit të legjendës turke.


